Konferencë ndërkombëtare për sigurinë në komunikacionin rrugor, në 6-mujorin e 2016-tës 98 viktima



Në botë çdo vit në aksidentet rrugore humbin jetën 1 milion e 200 mijë njerëz dhe mbi 50 milion njerëz përfundojnë me lëndime të rënda, u tha sot në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi sigurinë e komunikacionit rrugor me temë “Menaxhimi i sigurisë në trafikun rrugor në Europën Juglindore, sfidat dhe udhëzimet për veprim.
Një ndër faktorët kryesorë për aksidentet, sipas analizave, është njeriu, sepse tejkalon shpejtësinë e lejuar, nuk respektohen rregullat, si dhe bëhen lëvizje të gabuara me automjete.
“Sipas statistikës, duke përfshirë edhe muajin gusht, numri i viktimave është rritur për 10%, ose 109 viktima në krahasim me vitin e kaluar”,– tha kryetari i Këshilli republikan për siguri në komunikacion, Stojçe Stamenkovski.
“MPB, në pjesën e parë të vitit 2016, në bazë ditore ka kryer kontrolle të mbi 1.500 pjesëmarrësve në komunikacion, që ka rezultuar mbi 300 dënime, ndërsa 50 vozitës dhe 50 automjete në bazë ditore janë laruar nga komunikacioni”,- theksoi zëvendësministri plotësues i MPB-së, Oliver Andonov.
“Ne mund të mësojnë së bashku. Këshilli ynë nuk gjendet këtu vetëm për të ligjëruar, por edhe për të mësuar nga ju. Unë jam i kënaqur që ju të keni një strategji që nuk është vetëm në lidhje me zvogëlimin e numrit të viktimave, por edhe të njerëzve të lënduar rëndë në aksidentet rrugore”,– theksoi drejtori i Këshillit evropian për siguri në komunikacion, Antonio Avenso.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente nga vendi dhe rajoni, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe sugjerimet për menaxhimin efektiv të sigurisë rrugore në Europën Juglindore.