Kongresi i 20-të i LSDM-së, Zaev: Pas 11 dhejtorit do të festohet jeta

199
fresco
midle

Regjimi i Gruevskit  është e kaluar, pas 11 Dhejtorit, Maqedonia nuk do të festoj fitoren e LSDM-së, por do festoj  jetën, tha  Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij  para delegatëve në kongresin e 20 –të kësaj partie .

Lideri i social demokratëve Zoran Zaev ka kërkuar nga partia e tij që të hapë dyert për të gjithë qytetarët që kanë ide dhe plane për t’u bërë pjesë e planit të kësaj partie transmeton TVM2.

“Çfarë do të festojmë më 11 dhjetor? Rënien e regjimit? Ai tashmë ka rënë. Ne qytetarët e rrëzuam atë. Fitore e LSDM-së dhe opozitës? Neve nuk na duhet fitore për shkak të fitores, për shkak të kënaqjes së egos për pushtet sepse për qytetarët as që janë të rëndësishme fitoret partiake. E atëherë çfarë do festojmë më 11 dhjetor? Qytetarë të dashur të Maqedonisë, do ta festojmë jetën. Përveç se për një familje dhe një grupi të vogël rreth tyre, për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë kjo nuk është jetë. Mbijetesa nuk është jetë” – tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

 

HOVIT: PARTITË TI PËRMBAHEN MARRËVESHJES POLTIKE

LSDM në kongresin e 20 të  saj morri mbështetje nga disa eurdeputet.  Ata dhanë përkrahjen e tyre për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe demaskimin e kriminalitetit të pushtetit.

“Këto zgjedhje duhet të ofrojn zgjidhje të vërtet dhe të ofrojn mundësi për  ndërrim real të pushtetit nëse është e till dëshira e qytetarëve .  të gjitha partit duhet tu përmbahen premtimeve që i dhan me marrëveshjen e Përzhinës e ajo  përfshin mbështetjen e PSP-së” – tha Eurodeputeti, Riçard Hovit.

“Ne kishim skandale tona dhe keqpërdorim të pushtetit. Vetëm duhet të përmendet emri i Silvio Berluskonit dhe menjëherë do kuptoni për se e kam fjalën. Por, Silvio Berluskoni në krahasim me Nikolla Gruevskin është amator” – deklaroi Eurodeputeti,  Xhakomo Filibek.

“Me ju jemi në mbështetjen për Prokurorinë Speciale, aktivitetet dhe mandati i së cilës duhet të vazhdojnë pa kurrfarë pengesash. Nuk duhet të ketë pengesa dhe presione, ashtu siç u pajtuan partitë që të hetohen dhe procedohen të gjitha pretendimet për keqpërdorime të pozitës, që është kyçe për kthimin e besimit të qytetarëve në demokracinë e këtij vendi”- u shpreh Eurodeputeti, Ken Horsted.

Në Kongresin me moto “ plani për Maqedonin”  e morrën fjalën edhe disa qytetar të cilët diskutuan për problemet në shoqrin tonë.

Comments