Konkursi për policë, përzgjedhen mbi 160 policë shqiptarë

276


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka konfirmuar se në konkursnin e fundit për policë janë përzgjedhur mbi 160 shqiptarë.Nuhiu me këtë rast ka shprehur falemenderime të vecanta për zëvendësdrejtorin Besir Deari dhe Arif Asani por edhe të tjerët që kanë qenë të angazhuar në këtë proces si bashkëpunëtorë transmeton Faktiditor.
“Përfaqësimi i drejtë është edhe një mekanizëm që ndihmon policinë në ndërtimin e kapaciteteve dhe plotësimin e nevojave të të gjithë qytetarëve për siguri dhe drejtësi! ” është shprehur Nuhiu
Ai thotë se perceptimi i shqiptarëve për besueshmërinë dhe ndershmërinë e shërbimit policor, në shkallë të lartë varet edhe nga përfaqësimi i drejtë dhe adekuat!
“Policia ka nevojë për respektin dhe mbështetjen edhe të shqiptarëve për t’i ushtruar detyrat e veta sipas standardeve thelbësore, pa paragjykime dhe stereotipe!Punonjësit në MPB dhe gjithëkush tjetër ta ketë në vetëdije se kemi detyrim kombëtar që t’i mbështesim vlerat dhe frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohërit në çdo segment të MPB-së! ” deklaroi Nuhiu duke u shprehur kadetëve të rinj konsideratat më të larta dhe duke uruar shëndet dhe suksese në karierën e tyre./Faktiditor/

Comments