Kontrolloni sistemin e makinës suaj nga kyçi i dorës

376

Aplikacioni i ri lejon pasagjerët të kontrollojnë sistemet e makinës së tyrë që nga ora e tyre smart.

Pasagjerët e Bently Bentayga tani do të kenë luksin e kontrollit të sistemeve të ndryshme të makinës  që nga ora e tyre smart Apple, falë aplikacionit të ri të zhvilluar nga marka British luxury.

Teknologjia e re, që përdor arkitekturën digjitale te bërë me dorë, ju lejon që gjatë kohës që ju nisni makinën të mund të: përshtatni nxehtësinë, ventilimin dhe fuksionet e masazhimit të sediljes suaj si dhe të informoheni në kohë reale në lidhje me shpejtësinë e makinës, distancën e udhëtimit dhe temperaturën e jashtme.

Përdorimi i  lidhjes së Bentyaga me Bluetooth, thjesht sinkronizon orën Apple me ekranin e sistemit të makinës, duke ju lejuar më vonë që ta kontrolloni atë nga kyçi i dorës suaj.

Dean Whittaker, Menaxheri i markës në fjalë ka thënë: “Teknologjia e Bentayga është një teknolgji e avancuar dhe kombinon luksin në një mënyrë që vetëm Bentayga mund ta arrijë. Kjo orë e re smart është një shembull tjetër se si ne vazhdojmë të sjellin risi në shërbim të konsumatorëve. ”

Comments