Kozara Kati: Do takoj Donald Lu, do i kthej dekoratën që na dha SHBA

251

 


Kozara Kati: Do takoj Donald Lu, do i kthej dekoratën që na dha  SHBA

Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Moebel THEMA

Duke shprehur kundërshtinë e saj për faktin se ambasada amerikane e konsideroi protestën si organizim të opozitës dhe jo të AKIP, Kati ka thënë se do të kërkojë takim me ambasadorin Donald Lu.

“Do kërkojmë takim dhe do i kthejmë pas dekoratën që na kanë dhënë”, tha Kati për Newsbomb.

Kozara Kati i referohet çmimit që paraardhësi i Lu, Aleksandër Arvizu i dha AKIP në vitin 2013, për kundërshtimin e të njëjtës çështje, atë të importit të plehrave.

kozara-kati

Kozara Kati

“Më 31 korrik, Ambasadori Arvizu i dorëzoi Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane. Ambasadori përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave.  Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë.  Udhëheqësit e grupit ishin prezent në Ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të publikuar tre vite më parë./Newsbomb.al

31 korrik 2013, Ambasadori Arvizu i dorëzoi Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Now"

31 korrik 2013, Ambasadori Arvizu i dorëzoi Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Now”

Lexoni dhe deklaratën e bërë dje nga Ambasada e SHBA për qytetarët amerikanë dhe reagimin e AKIP:

SHPËRNDAJE NË:
Comments