Krani u rrotullua së prapthi, si pasojë e mos vlerësimit të peshës së ngarkesës (Video)
Peter Krause nuk e kishte vlerësuar si duhet peshën e një pishine, duke bërë që krani të cilin po e drejtonte, të rrëzohej sipër një prone.
Ngjarja që ka ndodhur në Minnesota të Shteteve të Bashkuara, para shtatë viteve është rishfaqur në internet, për të ngritur vetëdijen mbi këto raste, transmeton Telegrafi.
“U ndje si zhurma e ndonjë stuhie, ishte e pa pritshme. Pishina ra mbi kulmin e shtëpisë, dëmtoi gjithçka duke përfshirë edhe oxhakun, për të rënë në kulmin e garazhit” ka thënë Krause.
Megjithëse e ka dëmshpërblyer pronarin, ai kërkon falje dhe uron që brenda nuk ishte askush, duke mos lënë të lënduar. /Telegrafi/