Kryeministri i Turqisë ngushëllon viktimat e përmbytjeve në Maqedoni

220

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimatdhe të lënduarit nga përmbytjet në Maqedoni, me anë të një mesazhi dërguar Kryeministrit të Maqedonisë, Emil Dimitriev, transmeton Anadolu Agency

“Jam pikëlluar thellësisht nga zemra nga përmbytjet në Shkup dhe rrethinë që ndodhën më 6 gusht, ku humbën jetën më shumë se 20 vëllezër, u plagosën një numër i madh nga vëllezërit tanë dhe i humbën shtëpitë e tyre”, thuhet në mesazhin e Yıldırımit drejtuar Kryeministrit të Maqedonisë.

Yıldırım u shpreh gjithashtu se Republika e Turqisë, ashtu si gjithmonë me të gjitha mundësitë është e gatshme të ofrojë ndihmë për shtetin mik, Maqedoninë.

Comments