Kryetari i Gjilanit paralajmëron skenar të dëmshëm për Kosovën nëse nuk demarkohet kufiri me Main e Zi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri paralajmëron skenarë të dëmshëm për Kosovën, po qe se klasa politike nuk arrin unitet rreth vijëzimit kufitar me Malin e Zi.
Sipas tij, zhvillimet në shtetet përreth nesh, do të ndikojnë që faktori ndërkombëtar mos ta ketë fokusin e mëparshëm për Kosovën, e rrjedhimisht rrezikon të humbë një momentum jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ecur para në proceset integruese.