Kryetari i PPD-së, Abdylnadi Vejseli takohet me përfaqësuesin e Zyrës së OSBE-së, Beiley
Kryetari i PPD-së z.Abdylnadi Vejseli sot në Tetovë u takua me përfaqsuesin e Zyrës së OSBE-së në Shkup, zotëri Xhef Bieley, udhëheqës i njësisë për çështje politike. Në takim ishte i pranishëm edhe zotëri Behar Grazhdani .
Kryetari i PPD-së Abdylnadi Vejseli mysafirëve u foli për aktivitetet e PPD-së tash dhe në ardhmen, synimet për të promovuar edhe më tej proceset demokratike në vend me ç’rast kërkoi nga Misioni i OSBE-ë që me angazhimin dhe autoritetin e tyre të angazhohen që në vend të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike dhe të pranueshme për partitë politike dhe qytetarët e republikës me synim të vetëm forcimin e demokracisë dhe hapërimin e sigurtë drejt euro-integrimeve dhe arrijtjen e një mirëqenieje dhe standardi jetësor të avansuar me frymën e kohës.
Pasi i uroi zgjedhjen për kryetar të PPD-së zotëri Bieley shprehu gatishmërinë e tij dhe të Kancelerisë së OSBE-së për një bashkëpunim të frytshëm në funksion të zhvillimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Ai gjithashtu u interesua edhe për mënyrën se si PPD-ja do të organizohet gjatë zgjedhjeve, mundësinë e koalicionimit me partitë tjera dhe (mos)gatishmërinë e saj për (mos)dalje në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016.