Dimovski: Janeva është absolutisht e obliguar të marrë pjesë në seancat e Komisionit

187
fresco

Prokurorja speciale publike Katica Janeva është e obliguar të parashtrojë raporte, të marrë pjesë dhe t’i elaborojë raportet e saj para Kuvendit të Reoublikës së Maqedonisë ndhe para trupave të tij punues ashtu siç parashikon Rregullorja për punë e Republikës së Maqedonisë dhe ashtu siç absolutisht është praksë, pa përjashtime, për dhjetëra e dhjetëra institucione shtetërore dhe trupa, përgjegjëse për punën e tyre para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvendin e RM-së koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

“Dëshiroj t’ju përkujtoj se zonja Katica Janeva,vetë ka parashtruar shkresë se do të jetë në dispozicion të Kuvendit në periudhën prej 19 shtatorit deri 30 shtator, që ne në mënyrë kolegiale dhe parimore thamë dhe ishim të gatshëm ta respektojmë, por dukshëm se ajo vetë nuk do ta respektojë”, tha mes tjerash Dimovski.

midle

Sipas tij, LSDM, PSP, demonstruesit e paguar të larëm të Sorosit dhe Katica Janeva janë harmonizuar dhe koordinuar në planin, thotë, se si Katica Janeva të tërhiqet nga obligimi që tëd ebatojë, diskutojë dhe parashtrojë përgjegjësi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Nëse PSP dhe Katica Janeva nuk veprojnë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, ai potencoi se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë as që do të pranojë shqyrtim të çfarëdo kërkese dhe propozimi nga ana e PSP-së.

Comments