Kryqi i Kuq nesër fillon shpërndarjen e ndihmave (VIDEO)
Kryqi I kuq nga dita e nesërme do të filloj më shpërndarjen e ndihmave në të holla të grumbulluara nga donatorët për familjet që pësuan nga përmbytjet e 6 gushtit në rajonin e Shkupit dhe Tetovës. Kryqi i Kuq pret që gjatë ditës së nesërm të pranojnë listën finale me familjet e prekura nga vërshimet nga ana e Komisionit për vlerësimin e dëmeve dhe më pas të kontaktoje familjet për modalitetet e mëtejme. Sipas Saitit në xhirollogarinë e të përmbyturve do të lëshohen nga 250 euro.
“Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është i gatshëm që nga dita e nesërme të fillon të realizon operacionin e transferimit të të hollave të grumbulluara për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore. Nëse kemi parasysh se kemi të bëjmë me 4200 familje nëse atë qe e kemi ne të grumbulluar 1 milion e 30 mijë euro, i bile që çdo familje të merr rreth 250 euro”, deklaroi Sait Saiti, sekretar i Kryqit të kuq./alsat-m