Grabitet turku në Shkup, hajnat i morën 10 mijë euro
Një kryerës i panjohur dje në Shkup ka kryer vjedhje në një veturë të shtetasit turk, duke i marrë hallka ari, orë dore, telefonë celularë… në vlerë prej 600 mijë denarë, transmeton Aktuale.mk.
Vjedhjen e ka paraqitur vetë shtetas turk J.R., (61) në stacionin e policisë në Qendër, kur një kryerës i panjohur rreth orës 17.30 kishte kryer këtë vjedhje të rëndë.