Johanes Han: Zgjedhje do të ketë në dhjetor, por jo edhe reforma


Eurokomisioneri për zgjërim Johanes Han i pyetur nga Radio Evropa e Lirë se vallë beson se në dhjetorë në Maqedoni do të ketë zgjedhje, deklaroi se me marrëveshjen partive politike për zbatimin e tyre më 11 dhjetorë dhe me fillimin e numërimit të 100 ditëve deri në zgjedhje rrespektohet marrëveshja, si dhe marrëveshja e qershorit dhe korrikut vitin e kaluar. Por ai theksoi edhe atë se me zgjedhjet nuk përfundon edhe procesi i reformës në Maqedoni.
“Mendoj se tani kuptuan se gjenden në pikën serioze të zhvillimit të vendit. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjet, por duhet të implementohen edhe procest urgjente reformuese. Zgjedhjet janë të rëndësishme sepse ato mund të jenë përfundim i një faze të caktuar, por me ato nuk i jepet fund procesit të domosdoshëm reformues dhe kjo është ajo për të cilën ne duhet ti përkujtojmë të gjithë në vend”, tha Johanes Han, eurokomisioner për zgjërim.
Katër partite më të mëdha në vend VMRO- DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH dhe nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës në takimin e fundit të liderëve u pajtuan se të gjitha kushtet për zbatimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 11 dhjetorë të këtij viti janë plotësuar.