Votime në Gjermani, partia e Merkel me pakënaqësi rreth refugjatëve
Votimet kanë filluar sot në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern, ku partia e kancelares Angela Merkel po bëhet gati për një reagim të ashpër mbi migracionin.
Sondazhet kanë parashikuar partia Alternativa për Gjermaninë, e cila ka program anti-migrantëve, do të arrijë të marrë shumë vota, për shkak të rritjes së pakënaqësisë me Merkelein dhe politikën e saj për dyer të hapura për refugjatët.
Votimi i sotëm po ndodhë pikërisht një vit pas vendimit të kancelares Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra refugjatë.
Fillimisht kjo politikë e saj ishte mirëpritur por gjendja ka ndryshuar, për shkak të frikës se ekonomia më e madhe e Evropës, do të integrojë më shumë se një miluon njerëz, të cilët kanë arritur në Gjermani.
Mecklenburg-Vorpommern, që është rajoni prej nga vjen Merkel, është një shtet i vogël bregdetar në verilindje të Gjermanisë, me rreth 1.3 milion votues.
Po ashtu është shteti më pak i populluar i Gjermanisë dhe më i varfëri. Pas votimeve në Mecklenburg-Vorpommern, votimi në Berlin, pas dy javësh shihet si kyç për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në shtator.