KSHZ-ja kërkon nga Gjykata në mënyrë më të shpejt t’i japë vërtetimet që nuk ndjeken penalisht kandidatët që garojnë në zgjedhje

169
fresco

 

midle
Gjykata duhet ta ketë parasysh afatin për paraqitjen e listave të kandidatëve, i cili skadon të premten në mesnatë, thonë nga KSHZ-ja, transmeton Zhurnal.
Komisioni shtetëror zgjedhor me letër do të kërkojë deri te Gjykata themelore Shkupi 1 në mënyrë më të shpejtë t’i përpilojë vërtetimet që nuk janë të gjykuar dhe ta ketë parasysh afatin për paraqitjen e listave të kandidatëve në pajtim me Kodin zgjedhor, i cili skadon të premten në mesnatë.

Ky përfundim u soll në mbledhjen e djeshme të komisionit zgjedhor. Kandidatët për deputetë kandidaturën e tyre deri te KSHZ-ja duhet ta deponojnë deri të premten në mesnatë, derisa sipas reagimeve partiake nga Gjykata kanë marrë sqarim se vërtetimet do të përgatiten në afat prej pesë deri më shtatë ditë me çka do të kalohet afati i caktuar me Kodin zgjedhor.

Nga KSHZ-ja deri tani nuk mund të thonë se problemi që u paraqit me dhënien e këtyre vërtetimeve a mund ta pengojë gjithë procesin zgjedhor.

“Kësi vlerësimi nuk mund të japim para se t’i marrim kandidaturat”, thonë nga KSHZ-ja.

Prej atje sqarojnë se afati për dorëzimin e listave të kandidatëve nuk mund të prolongohet, sepse me këtë thyhet Kodi zgjedhor. KSHZ-ja do t’i shqyrtojë listat e kandidatëve të shtunën, ndërsa për ato që nuk janë të kompletuara mund t’iu jepet afat prej 48 orë t’i mënjanojnë parregullsitë e vërtetuara. Problemi që paraqitet këtu është se ai afat është gjatë kohës së vikendit, kur gjykata zakonisht nuk punon.

Dje LSDM-ja reagoi se me këto aktivitete kryetari i gjykatës Vlladimir Pançevski me qëllim tenton ta prishë procesin zgjedhor.

Nga Gjykata i akuzuan kandidatët për deputetë se nuk i kanë nxjerrë në kohë këto vërtetime, për shkak se tani kanë numër më të madh kërkesash të cilave nuk mund t’iu përgjigjen. Gjykata dje tha se do të organizojë kujdestari.

Comments