KSHZ: JAKUPI- SHQETËSUESE MOSPARAQITJA E VOTUESVE KONTESTUES

206

 

tvart

Mbrëmë në orën 24:00, ka përfunduar afati prej 25 ditësh për paraqitjen e votuesve të kontestuar. Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur gjithsej 8922 qytetarë të dhënat e të cilëve në listën zgjedhore pas kontrolleve të kryera të kryeqëzuara në terren janë kontestuese, përkatësisht ka mospërputhje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

3.620 qytetarë janë paraqitur në zyrat rajonale dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, derisa 5.302 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin e faqes së internetit të KSHZ¬-së. Sipas anëtarit të KSHZ-së Subhi Jakupi ky numër i paraqitur është i vogël, pavarësisht thirrjes nga ana e KSHZ-së, ai gjithashtu theksoi se 65% e këtyre votuesve janë shqiptarë.

Jakupi tha se personat të cilët nuk janë paraqitur në afatin e parashikuar kohor, do të kenë mundësi shtesë të paraqiten gjatë kontrollit publik në Listën zgjedhore, 15 ditë para zgjedhjeve.

Ndërkaq, sipas analistit Selim Ibaraimi mbajtja e zgjedhjeve, pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve që rezulton i pa regjistruar, nuk do të kemi një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Paraqitja e votuesve kontestues filloi më 26 korrik. Ata kishin afat prej 25 ditësh të regjistrohen në listën e votuesve, ndërsa paraqitja bëhet në mënyrë elektronike përmes aplikacionit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitë rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për momentin punon në procesin e përgatitjen së raportit gjithëpërfshirës, i cili do të miratohet në seancën e KSHZ¬-së gjatë javës së ardhshme.

Comments