KSHZ: Janë paraqitur 397 votues të dyshimtë

146

Moebel THEMA

KSHZ-620x330

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se, deri sot në ora 13:00, janë paraqitur gjithsej 397 votues, të dhënat e të cilëve në Listën votuese janë shpallur si të dyshimta, pas kontrolleve të kryqëzuara dhe atyre në terren. Nga këto 86 janë paraqitur në njësitë rajonale apo në zyrat shtesë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërkohë që 311 qytetarë paraqitjen e kanë bërë nëpërmjet aplikacionit në internet të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas marrëveshjes së fundit ndërmjet palëve nënshkruese në Përzhinë, me Kodin Zgjedhor o është dhënë mundësia Komisionit Shtetëror Zgjedhor ti fshijë 39,502 personat e kontestuar nga lista që nuk do të paraqiten dhe ta dëshmojnë të drejtën e tyre për të votuar deri më 19 gusht. Qytetarët do të mund të aplikojnë personalisht në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe në zyrat e Drejtorisë për menaxhim me regjistrat amë, ku do duhet të paraqesin një letërnjoftim apo pasaportë valide. Mundësia e dytë është paraqitja në ueb faqen e KSHZ-së ku është dhënë aplikacioni për paraqitje elektronike. Ata do të duhet ta shkruajnë numrin personal dhe të dërgojnë një kopje të skanuar të letërnjoftimit ose pasaportës.

Comments