Kujdes! Në qarkullim, kartëmonedha falco prej 50 eurosh

398

Zyra e Jshtme për Punë Krimi në Kavadarë,  parashtroi kallëzim penal kundër 30 vjeçarit Gj.K. nga Ohrit, për shkak se ekziston bazë për dyshim se ka vepër penale “falsifikim parash”, transmeton Flaka.

Më 30 maj të këtij viti në një pompë benzine në Rosoman, i akuzuari ka lëshuar në qarkulluar një kartëmonedhë të falsifikuar në apoenë prej 50 euro dhe në marketin në kuadër të pompës së benzinës, ka blerë produkte të ndryshme dhe një boks me cigare.

Analiza e kryer e kartëmonedhës nga ana e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, është konstatuar se ajo ishte falco.

Comments