Kumanova kërkon drejtësi për Astritin

131

Moebel THEMA

Mijëra kumanovarë marshuan në shenjë solidarizimi për humbjen e Astrit Deharit, familja e të cilit është nga fshati Sllupçan i Kumanovës.

Marshi filloi para Gjimnazit “Sami Frashëri” ndërkaq përfundoi në sheshin e qytetit të Kumanovës.

Pas përfundimit të këtij organizimi, gazetari kumanovar Xhenis Sulimani tha se, me anë të këtij marshi, shprehin ngushëllime dhe solidarizim me familjen Dehari, transmeton kp.

“Jeta nuk matet me vitet që i numëruam në këtë jetë, por me veprat që krijuam për tua bërë jetën më të mirë të tjerëve. Trimat zakonisht numërojnë pak vite, por numërojnë shumë vepra. Vepra që lënë gjurmë në këtë botë sa për të kujtuar trimin, aq edhe për ti ndjekur ne që frymojmë’ , u shpreh ai.

“Kumanova sot qan për ty Astrit, sepse siç thoshe Hasan Prishtina ‘Mëmëdheu qan për trima, e jo për qyqarë e tradhtarë’”, tha iniciuesi i këtij marshi.

Comments