Një kinez në krye të Interpol
Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it. Zëvendësministri i Sigurisë Publike, Meng Hongwei, u zgjodh më 10 nëntor, shef i ri i organizatës globale të policisë në asamblenë e përgjithshme në ishullin Bali të Indonezisë.Emërimi i Mengut ka shkaktuar kritika nga aktivistë që thonë se Pekini e ka shfrytëzuar agjencinë për të goditur disidentët jashtë vendit.
“Është shqetësuese në kuptimin se për një kohë të gjatë, Kina e ka përdorur… Interpol-in për të arrestuar disidentët dhe refugjatët jashtë vendit”, i tha AFP, hulmtuesi i Amnesty International për Kinën, William Nee.
Ai tha se Kina ka abuzuar me sistemin e Interpol-it në të kaluarën për të goditur disidentët, posaçërisht ata të pakicës myslimane Uyghur.
Meng e merr detyrën nga paraardhësi francez Mireille Ballestrazzi. Kina iu bashkua Interpol-it në vitin 1984.