Kurban Bajrami, Basha uron besimtarët: Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku janë

88

 

Moebel THEMA

lulzim basha media

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se kjo është dita kur çdokush sprovohet para Zotit.

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot besimtarët kremtojnë dashurinë e Zotit ndaj çdokujt që sprovohet përmes sakrificës.

Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku ndodhen!” – shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook.

Comments