Kurban Bajrami, kreu i muslimanëve uron besimtarët

240

Ditën e hënë, besimtarët myslimanët festojnë Kurban Bajramin. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj tha se kjo është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit, me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri.

“Kjo është një festë që i përket të gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore, të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke. Gëzuar Kurban Bajramin”, ka uruar Skënder Bruçaj, kreu i KMSH-së.Në Tiranë, namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 7 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-“Hotel Dajtit”.

Comments