Kurbin/ Gjen vdekjen 53-vjeçarja, e kap korenti teksa po gatuante
Një 53-vjeçare ka gjetur vdekjen në Kurbin teksa po gatuante në shtëpi.
Policia e Lezhës njofton se ditën e djeshme B.Xh. 53 vjeçe, ndërkohë që po gatuante në banesën e saj , ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe menjëherë është transportuar në spital ku ka ndërruar jetë.
Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim, si ngjarje aksidentale.