Tiranë/ Gjykata jep 2 vjet burg për përmbaruesin që i vodhi ndërtuesit 97 milionë lekë

536
fresco

midle

 

Martin Tushe, një përmbarues privat ka mashtruar biznesmenin Skender Muça të kompanisë “Interbeton”, duke i marrë këtij të fundit gjatë fazës së ekzekutimit të një vendimi gjyqësor shumën prej 97 milion lekë të vjetra. Gjatë fazës së hetimit dhe në gjykatë, përmbaruesi Tushe ka pretenduar se këtë sasi lekësh e kishte mbajtur me konsensusin e vetë biznesmenit Muça, të cilit duhet të ia kthente brenda një afati tre mujor. Mirëpo sipas pretendimeve të biznesmenit, kanë kaluar tre muaj dhe më tepër dhe Tushe nuk ka pranuar ti kthejë sasinë e lekëve, që ai kishte fituar nëpërmjet një vendimi gjyqësor. Veç këtij rasti, përmbaruesi Tushe është dënuar edhe për një episode të dytë, ku Ermira Metani, e ka kallëzuar se Tushe i ka mbajtur 3 milion lekë të vjetra, para këto që janë hedhur nga shtetasja Shpresa Kodra. Për këto dy raste, gjykata e Tiranës ka dënuar përmbaruesin privat Martin Tushe me dy vjet burgim. Ky dënim më pas u konvertua nga gjykata, duke kaluar Tushen në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

Comments