Kurti: Marrëveshja për demarkacion është marrëveshje e kapitullimit (Live)

293

Kurti

Ai ka thënë se qytetarët kanë qenë dëshmitarë të këtyre përgjimeve tronditëse.

Konjufca ka theksuar se shefi i shefave, Adem Grabovci është dora e zgjatur e Thaçit dhe Veselit.

“Nëse je piun dhe shërbëtor i Adem Grabovcit pa gajle se ki me gjet punë , nuk ka lidhje nëse nuk ki kunkuru, nuk ka rëndësi edhe nëse je në listë i 15-ti. Nuk është nevoja as me dit ku ke me punua, po pse me dit se e din shefi i shefave ku të shtinë sepse aty ka nevojë partia”, ka thënë Konjufca.

Ai ka theksuar se Adem Grabovci të bënë edhe prokuror me dashtë, ai e ndreq edhe drejtësinë me një fjalë e “kënaq krejt”.

Konjufca në fund ju është drejtuar me fjalën: “Mos flini të qetë”

Kurti: Marrëveshja për demarkacion është marrëveshje e kapitullimit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Ai ka thënë se marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e kapitullimit.

“Kur nuk ke kufi, s’ke territor, e kur ski territor ski shtet, e kur ski shtet nuk je qytetar e kur nuk je qytetar, je refugjat. Kjo marrëveshje e Thaçit dhe Hysenit me homologet e tyre malazez është marrëveshje e kapitullit”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar më pas se Kuvendi së shpejti do të ftohet ta bëjë jo legjitimimin e këtij akti të tradhtis dhe krimit.

“Konferenca e djeshme e ka vërtetuar se qytetarët që kanë nënshkruar peticionin, ekspertët dhe opozita kanë pasur të drejtë për këtë kundërshtim”, tha Kurti.

Seanca e Kuvendit 

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i Qeverisë së Kosovës për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2015, si dhe disa projektligje.

Sipas njoftimit, në këtë seancë do të votohet raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015, pastaj do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të linjës Hekurudhore 10, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e trafikut urban, projektligji për performancën energjetike në ndërtesa, projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës, projektligji për Kundërvajtje, si dhe projektligji për Kinematografinë.

Gjithashtu, është paraparë të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015, si dhe raporti i komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje.

Kurse, në fund do të shqyrtohet propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.

https://www.youtube.com/watch?v=LwJzN7zvdFU

Comments