Kurti: Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia

209

Para 25 vitesh, forcat e armatosura serbe, vranë mbi 30 shqiptarë- ushtarë të UÇK-së dhe civil, në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës.
Lidhur me këtë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ushtarët, të cilën u vranë nga forcat e armatosura serbe më 27, 28, dhe 29 janar të vitit 1999, shkruan lajmi.net.

Më tutje Kurti ka thënë se përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës.

Në njoftimin e plotë thuhet:
Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore. Atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë. Të monumentalizuar në historinë e re të Kosovës, një çerek shekulli më pas i kujtojmë me emrat e tyre të rënët në ato ditë janari: Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Gaspër Karaqi, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Prend Lleshi, Sahit Krasniqi, Sejdi Rama, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Xhevdet Berisha, Ibrahim Kryeziu, Adem Shala, Zyber Shala dhe Rifat Shala. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta! /Lajmi.net/

Comments