Kurti: Vitin po e mbyllin me rritje ekonomike rreth 10%, për tetë muaj i kemi marrë 394 vendime

104

Kryeministri, Albin Kurti duke iu drejtuar deputetëve, tha se po e mbyllin vitin me një rritje ekonomike rreth 10% dhe me një rritje të hyrave prej 33%.

Krejt kjo sipas tij, si rezultat i qeverisjes së mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

Për herë të parë po e votojmë një buxhet, që është tërësisht i yni, u shpreh kryeministri Kurti, e që ka ndarje buxhetore për projekte të maturuara e me qëllime zhvillimore, që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike që ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe fuqizon gratë e prodhimin vendor, një buxhet i cili sigurinë, shëndetësinë e arsimin i ka prioritete.

Moebel THEMA

“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Dje kishim mbledhjen e 45-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq pardje janë mbushur tetë muaj që jam në detyrë, me ç ‘rast janë marrë 394 vendime deri më tani dhe mund të them se Ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje ekonomike më të lartë sesa në vitin 2021”.

“Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike rreth 10% dhe me një rritje të të hyrave prej 33%. Të dyja këto si rezultat i një qeverisjeje të mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, e veçanërisht për Qeverinë”.

Comments