Kush deshi që vrasjen e Vanjas ta nacionalizoj!?

480

Ndër informatat e para që policia dhe prokuroria i publikoi për vrasjen e 14 vjeçares, ishin se të gjithë të dyshuarit për kryerjen e veprës ishin të etnitetit maqedonas, shkruan Alsat.

Në këtë mënyrë Spasovski tha se hidhen poshtë të gjitha spekulimet për një rast me përmasa ndëretnike, që sipas tij, persona të caktuar provokojnë tensione nacionaliste në vend.

“Nuk guxon në raste të tilla absolutisht të hymë në konotacione që janë ndëretnike, ndërfetare, ndërpartiake etj. Tani duhet veprim me përgjegjësie nga çdonjëri. Ky është një rast i izoluar, i një grupi të organizuar kriminelësh, banditësh, monstrave, që donin të zhvatnin përfitime financiare dhe njihnin familjen. Ndryshe nga spekulimet dua të theksoj se të gjithë të dyshuarit janë maqedonas, në raste të tilla nuk guxojmë të hyjmë në konotacione si ndëretnike, ndërfetare, ndërpartiake… kriminelët janë kriminelë. Monstrat janë monstra, pavarësisht se cilit komb dhe fe i përkasin”, theksoi Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Prokurori publik Gavrill Bubevski, tha se ky është rasti i parë në histori që organet e hetuesisë kanë dal të flasin për mediat me detaje për etnitetin e autorëve, derisa çështja është akoma në fazë para hetimore.

Ai tha se kjo është bërë që rasti mos të merr përmasa ndëretnike, por të trajtohen me profesionalizëm pasi të del raporti i autopsisë nga Instituti i mjekësia ligjore dhe dëshmitë tjera që janë duke u mbledhur.

“Sot ose nesër MPB do të parashtroj kallëzimet penale me të gjitha këto fakte e dëshmi dhe pastaj Prokuroria publike do të hap Hetim, që është procedurë formale, sipas saj me Ligjin për procedurë penale të tregojmë shumë më tepër detaje”, u shpreh Gavrill Bubevski, Prokuror Publik.

Dikush deshi që edhe kidnapimin e vrasjen e Vanjas dhe Pançes që ndodhën në një interval brenda 5 ditësh, ta proklamojnë si shumë raste të montuara tjera politike dhe kriminalistike, thonë nga Qendra për tolerancë ndëretnike.

Kreu i kësaj shoqate Vllado Dimovski tha se krimi nuk njeh etnitet as religjion andaj kërkon të sanksionohen edhe ata që shpifin dhe krijojnë ndjenjë të pasigurisë dhe urrejtjes etnike.

“Ne si qytetarë të kësaj shoqërie lëshohemi në hetime vetanake, në mendime personale, akuzojmë dikë pa ditur gjë, shërbehemi më gënjeshtra me lajme të rreme, madje trasnetojmë dezinformata. Këto shkaktojnë shqetësim te të gjithë. Kjo patjetër të sanksionohet, madje shteti duhet të merr masa që raste të tilla mos të ndodhin më tej”, theksoi Vllado Dimovski, Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

“Duhet ta vëmë gishtin në kokë dhe të mendojmë se ku është politika dhe ku janë problemet e qytetarëve. Sot u paralajmërua takimi i liderëve, unë pyetës cili është interesi qytetarëve: zgjedhjet ose kjo që ndodhi dhe frika për fëmijët e tyre. Derisa 30 vite diskutojmë për tema si ta shkelim njëri-tjetrin, si të dënojmë se kush më shumë e kush më pak ka vjedh, po i humbasim fëmijët, njerëzit dhe normalitetin e shoqërisë”, tha Bojan Kordallov, Komunikolog./ Alsat.mk

Comments