Kutinjo nuk luan më këtë vit

168
fresco
Kutinjo nuk luan më këtë vit

midle

Një ndër yjet e Premierligës angleze, braziliani, Filipe Kutinjo, nuk do të luajë më këtë vit.

Kutinjo u dëmtua shumë rëndë në ndeshjen e së shtunës ndaj Sandërlendit dhe u pa qartë që bëhej fjalë për dëmtim serioz.

Kontrollet e detajuara sot konfirmuan dëmtimin, por fati i mirë është që nuk ka frakturë.

Kjo do të thotë se lojtari më i mirë i Liverpulit do të mungojë për 6 javët e ardhshme, por të paktën nuk ka problem më serioz, sepse u mendua më e keqja, që ishte ndonjë kockë e thyer.

Comments