Prekazi me shumë vizitorë, madje edhe nga Kolumbia

179
fresco

midle
15239432_1221784164578860_1197373368_n

Sot në Prekazin e familjes Jashari ka pas shumë vizitorë.

Kjo për shkak të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Adem Jasharit dhe daljes për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhevat Imeri, ciceroni i kompleksit “Adem Jashari” ka thënë se sot vizitorë kanë pasur edhe nga Kolumbia.

“Sot ka pas vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare, ka pas edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës – madje edhe nga Kolumbia”, tha Imeri, në Kosova Direkt të Orës së Fundit.

Imeri ka treguar se që nga paslufta rreth 12 milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

“Kjo familje dhanë gjithçka për këtë vend, por morrin pasurinë më të madhe – popullin”.

Sot gjatë ditës Prekazin e kanë vizituar edhe të gjithë liderët e partive politike në Kosovës.

klankosova.tv

Comments