Kuvendi i Maqedonisë vendosi: 35 milionë euro për të dëmtuarit e vërshimeve

202

hasanbeg

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 117­të duhet të fillojë debat për ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2016, i cili propozohet që të sigurohen mjete për zhdëmtimin e dëmeve nga vërshimet më 6 gusht të këtij viti.

Me ribalancin propozohet sigurimi i 35 milionë eurove shtesë për zhdëmtimin e tërësishëm nga vërshimet. Të ardhurat në buxhet janë të pandryshuara dhe mbesin në nivel të projeksionit prej 174.291 milion denarë.

Shpenzimet rriten prej 195.472 milion denarë në 197.410 milion denarë, ndërsa rritet edhe deficti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të arrijë 23.119 milion denarë, në vend të 21.181 milion denarë.

Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit këtë vit.

I pari ishte bërë në korrik të këtij viti. Në suaza të kësaj seance deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim­ligjin për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë, propozim­ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shfrytëzim dhe dispozicion me gjërat në pronësi shtetërore dhe me gjërat në pronësi komunale, të Ligjit për zbatim të Buxhetit për vitin 2016 të propozuar nga opozita, të Ligjit për ndalim të vlefshmërisë së ligjit për përcaktim të kushtit për kufizim për kryerje të funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, gjithashtu, nga opozita, si dhe Propozim­ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për kolokacion të përfaqësive konsullare diplomatike.

Në lexim të dytë para deputetëve në rend të ditës janë Propozim­ligji plotësues për ndryshime dhe plotësime të ligjit për standarte studentore dhe Propozim­ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për avokatin e popullit.

Në korrnizat e kësaj seance duhet të shqyrtohen edhe Propozimi për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për barazim të politikës ndëshkuese, Raporti për realizimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2015 dhe Propozim­vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit për ndryshime dhe plotësime të planit financiar vjetor të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2016

Comments