Parakalimi tragjik, autobusi bie në liqen, 35 të vdekur në Indi
Të paktën 35 pasagjerë raportohet se kanë vdekur këtë të hënë, pasi një autobus ra në një liqen të vogël në shtetin lindor të Indisë, Bihar.
Aksidenti ndodhi në Madhubani, kur autobusi privat, që mbante më shumë se 40 pasagjerë doli jashtë rrugës dhe përfundoi në liqen.
Media lokale njoftoi se aksidenti ndodhi ndërkohë që shoferi po parakalonte një automjet. Policia tha se ata po hetojnë lidhur me shkakun e aksidentit.