Ky është është prokurori që nuk ia jep Prokurorisë Speciale rastin e Sopotit
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve të Maqedonisë, Petar Anevski është zyrtari i lartë që nuk ia jep Prokurorisë Speciale rastin e Sopotit.
“Lëndën që e kërkon Prokuroria Speciale daton para vitit 2008 dhe sipas meje, kjo prokurori nuk është kompetente për këtë rast. Por ne për këtë do të vendosim javën e ardhshme, ku do të jetë e thirrur edhe prokurorja speciale për të arsyetuar kërkesën e saj”, theksoi Anevski. Prokuroria Speciale kërkoi këtë lëndë që më 4 nëntor, por ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria Themelore e Shkupit.