Ky është plaku hero i Skenderajt që jeton ndershëm, pa fëmijë dhe pa të ardhura, por vetëm duke shitur disa shishe qumësht (FOTO)


Pasi lufta ka mbaruar dhe koha e heronjve të pushkës ka kaluar, në ditët e sotme hero është të jetosh ndershëm. I tillë është Ymer Osmani nga fshati Kllodernicë e Skenderajt, i cili jeton në kushte të rënda dhe të ardhurat e tij të vetme janë ato pak para që mbledh nga shitja e disa shisheve qumësht të lopës së tij, transmeton Drenica Press.
Sipas burimeve të Drenica Press, Ymeri jeton i vetëm dhe nuk ka fëmijë, por të vetmin bashkudhëtar të jetë e ka bashkëshorten e tij.
Ai për çdo ditë merr rrugën nga fshati i tij Kllodernicë për në Skenderaj për të siguruar mbijetesën me qumështin që arrinë të shes.
Fotografi i mirënjohur Sefer Aliqkaj para pak ditësh kishte shkrepur një foto, ku shihet Ymeri duke shitur qumësht dhe sipas tij tashmë njerëzit bamirës kanë filluar të trokasin e derën e tij për t’i ndihmuar.