Ky vogëlush e pret Gruevskin në Shipkovicë me shqiponjën dykrenare në gjoks (VIDEO)
Sot ish kryeministri njëherit edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka vizituar fshatin e përmbytur të Shipkovicës, e cila pikërisht më 3 të gusht të vitit të kaluar nga përmbytjet u shkaktuan dëme të mëdha materiale si dhe viktima në njerëz dhe shumë të plagosur, dhe humbën jetën 4 persona, njofton TetovaSot.
Gruevski sot ka vizituar banorët e Shipkovicës i cili ka marrë edhe mirënjohje nga bashkësia lokale e këtij fshati.
Ajo që vihet re gjatë vizitës së Gruevskit është një vogëlush i po këtij fshati i cili kishte veshur një fenellë kuq e zi me shqiponjën dy krenare.