Lajme blitz nga Serie A

150

Interi është në kërkim të një mesfushori,që të kënaqë kërkesat e Luciano Spallettit, dhe sipas raportimeve më të fundit, zikaltërit kanë shënjestrar Javier Pastoren. Ish-lojtari i Palermos, i intereson shumë Sabatinit, i cili mund të vendosë në tratativa Joao Mario, duke i propozuar kështu një shkëmbim PSG, për të respektuar sa më mirë edhe Fair-Play-in Financiar.

Pas pothuajse 20 ditësh që kaloi vizitat mjekësore, Juventus nuk ka zyrtarizuar ende blerjen e Patrick Schick. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka pengesa në tratativa. Gjithsesi nuk është e qartë nëse problemet kanë të bëjnë me akordin mes dy klubeve apo mes bardhezinjve dhe vet lojtarit.

Pak kohë pasi presidenti i Torinos, Cairo deklaroi se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë për pagesën e klauzolës së Andrea Belottit, “La Stampa” sjell lajme të reja përsa i përket lojtarit Granata. Sipas gazetës italiane, Chelsea i Antonio Contes është gati të derdhë në arkat e Torinos, shumën e kërkuar nga italianët, rreth 100 milionë Euro.

Pasi humbi shërbimet e Schick dhe Muriel, Sampdoria ka nisur punën në merkato për të zëvendësuar vendet bosh në formacion, që kanë lënë të dy lojtarët. Klubi dorian vazhdon të monitorojë me kujdes situatën e sulmuesit të Atletico Madrid, Luciano Vietto. Megjithtë Sampdoria duhet të përballet edhe me konkurrencën e Benfices.

Comments