Lajmërohet Kurti pas votimit të qeverisë së re, asistentët e tij publikojnë fotografinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lajmëruar pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.

Kurti sot gjatë gjithë ditës ka qenë i heshtur sa i përket humbjes së pozitës si i pari i ekzekutivit, por asistentët e tij kanë publikuar një fotografi me të para pak minutash, shkruan lajmi.net.
Arianit Beqiri, Valë Gjonbalaj Azemi dhe Arta Berisha kanë publikuar një fotografi mbi të cilën kanë shkruar: “Ne asistentët bashkë me kryeministrin.”
Sot, në Kuvendin e Kosovës është votuar qeveria e re në krye me Avdullah Hotin me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim. /Lajmi.net/