Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

323

Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës që u miratua këtë të mërkurë. Kreu i qeverisë sonë i uron rrugëtim të mbarë edhe opozitës kosovare në shërbim të interesit të popullit e të shtetit.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

Qeveria e re e Kosovës do të drejtohet nga Avdullah Hoti. Ajo u miratua me 61 vota pro nga deputetët në Kuvend. Hoti ka thënë se dy prioritetet e tij do të jenë lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike. /Lajmi.net/

Comments