Lazim Destani :” Gëzuar të gjithëve, le të ecim drejt fitoreve të reja!

300
fresco

midle

 
Presidenti i Shkëndijës së Tetovës , më meritori që skuadra është në këto nivele Lazim Destani nuk ka mundur t’a fshehë gëzimin për fitoren kundër Mllada Boleslav në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve në UEFA League.Ai fitoren e Shkëndijës ndaj skuadrës çeke, Mlada Boleslav e ka quajtur shumë premtuese për ta kaluar edhe këtë raund.
“Ishte një ndeshje ku lojtarët e Shkëndijës na dhuruan spektakël në tribuna e në ekrane ndërsa tifozët dhe sidomos ballistët ia dhanë bukurinë fitores duke na sjellë emocione pa fund. Veç tjerash, kjo fitore paraqet një hap më pranë kualifikimit në grupe ku të gjithë tifozët duan ta shohin skuadrën e tyre të zemrës. Urime të gjithëve që e duan Shkëndijën, urime Shkëndija dhe faleminderit për gëzimin që na sollët” ka deklaruar pas fitores historike kreu i skuadrës tetovare Destani. Por ai nuk ka harruar një urim dhe falënderim të veçantë t’ua përcjell ballistëve duke thënë se skuadrës sonë të zemrës i keni dhënë mbështetje dinjitoze, korrekte e të civilizuar ashtu siç na ka hije dhe ashtu siç duam të gjithë. “Kjo i duhet Shkëndijës, mbështetja korrekte dhe fitoret!Gëzuar të gjithëve, le të ecim drejt fitoreve të reja!” ka deklaruar Lazim Destani. U.SALIHU/Faktiditor/.

Comments