LDK partia e parë, Abdixhiku: Mblodhëm 220 mijë vota

379


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është gëzuar rezultatit të fituar në zgjedhjet e sotme nëpër komuna.

Thotë se partia e tij i ka marrë 220 mijë vota, ndërkohë që i ka falënderuar qytetarët me 220 mijë falënderime.

“220 mijë vota për LDK-në! 220 mijë falenderime nga #Lidhja!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë se LDK do të shkojë në balotazh në Prishtinë përball Vetëvendosjes të cilën aktualisht e udhëheq Shpend Ahmeti.

Comments