Teuta Arifi: Falemenderit KV.Teqe
Ishin ata që bënë ndryshimin dhe me 15 tetor shënuan një fitore të madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në KV. Teqe.
Këtë fitore padyshim që do ta bëjmë edhe më të thellë më 29 Tetor, kur dhe do të vulosim së bashku fitoren e madhe për Tetovën që duam!Falemnderoj nga zemra shefin e shtabit të kv Teqe dhe të gjithë aktivistët që punuan dhe besuan në idenë dhe konceptin me të cilin dëshmuam dhe do të dëshmojmë akoma më shumë, se si duhet Tetova dhe si duhet punuar për të.