Dhunë në derbin e Turqisë, tifozët godasin gjyqtarin anësor

230

Kryendeshja e javës në Turqi ishte derbi mes Gallatasarait dhe Fenerbaçes, edhe pse shumë e luftuar si ndeshje, shifrat përfundimtare ishin 0-0.

Por një episod i pakëndshëm ka ndodhur nga tifozët e Gallatasarait. Teksa luhej minuta e 59-të, anësori i sfidës, Tarik Ongun, përfundoi i shtrirë në tokë, pasi u godit nga tifozët vendas.

Një lumë gotash vërshuan drejt, dhe kryesori ndërpreu menjëherë ndeshjen. E gjithë revolta erdhi pas një pretendimi nga lojtarët e Gallatasarait për një 11-metërsh, i cili nuk u akordua nga arbitri.

Comments