Lejoi rrënimin e objektit, komuna e Tearcës e liron nga pagesa e qirasë për 4 vjet
Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani, me ndërmjetsim të drejtorit të shkollës fillore “Eqrem Qabej” , Bekim Imeri, arritën marrëveshje për largimin respektivisht rrënimin e objektit afarist që ndodhej në oborrin e shkollës fillore në fshatin Sllatinë dhe i njejti për shkak të vjetërsis së tij paraqiste rrezikë për jetën e nxënësve të shkollës transmeton Faktiditor.
Në bazë të marrëveshjes Komuna e Tearcës i mundëson personit Ajet Iljazi lirim nga pagesa e qirasë në periudhën katërvjeqare të objektit që ndodhet te vendi i quajtur “Dom”, objekt të cilin ai tashmë e shfrytëzon.
Komuna e Tearcës falemenderon personin Ajet Iljazi për marrëveshjen e arritur ne Komunë të Tearcës./Faktiditor/.