Lëndohet vajza nga Hasanbegu



Sipas informacioneve të policisë rreth orës 10:30 në rr. “Anton Popov” në lagjen Hasanbeg, M.B. (42) nga Shkupi, duke e drejtuar automobilin “Golf” me targa të Shkupit, ka goditur një fëmijë të moshës 4-vjeçare.
Vajza është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski” ku u konstatua frakturë e mbigjurit të djathtë dhe është mbajtur në mjekim. Policia punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit.