Kosovës i ka ardhur edhe një medalje nga sportistet.
Peshëngritësja Leonora Brajshori ka fituar vendin e dytë në garat e sotme në Spanjë.
Brajshori ka treguar për KosovaPress se është ndjerë krenare pas fitores, pasi ka ngritur flamurin e Kosovës në Spanjë.
Pas fitores së sotme në Garat ndërkombëtare Women’s Grand Prix, Leonora është kualifikuar për në Kampionatin Botëror.
Peshëngritësja Leonora Brajshori u shpall fituese e vendit të dytë me një total të peshëngritjes prej 145 kilogramëve, duke fituar medaljen e argjendtë


Comments are closed.