Lepzigu pëson humbjen e parë në këtë sezon

188

Foto: Reuters

Befasia e këtij sezoni në Bundesligë, Leipzigu është mposhtur më në fund pas 14 xhirove në ligë.

Ishte Ingolstati i mbrojtësit shqiptar Florent Hadërgjonaj ai që e mposhti sot Leipzigun me rezultat minimal prej 1 me 0, raporton Koha.net.

Roger ishte ai që shënoi në minutën e 12, pas asistimit nga Jung.

Hadergjonaj ishte i plotë në këtë përballje që e largon Leipzigun nga lideri i Bundesligës, për t’i liruar vendin Bayern Munichut.

Comments