Letra e Fidel Kastros kur ishte 12 vjeç drejtuar Franklin Roosvelt

Në nëntor të vitit 1940 presidenti Roosvelt u zgjodh në një mandat të tretë të paprecedentë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai mori mijëra letra nga e gjithë bota në të cilat njerëzit i uronin fat, i bënin pyetje, sugjerime, e kritikonin, e uronin për rizgjedhjen e tij dhe madje i bënin edhe kërkesa.
Më 6 nëntor 1940, një nxënës i ri kuban i quajtur Fidel Kastro i dërgoi një letër Franklin D. Roosvelt. Ai e identifikonte veten si një kuban 12 vjeçar( mund të ketë qenë 14) që nuk dinte mirë anglisht, 13 vjet para se të udhëhiqte revolucionin që do ta bënte atë lider të Kubës, duke zëvendësuar diktatorin Fulgencio Batista.
Në atë kohë Fidel Kastro studionte në një shkollë me konvikt në Kolegjin Dolores, në Santiago të Kubës. Ai kishte dëgjuar për rizgjedhjen e Roosvlet dhe vendoi t’i shkruante atij një letër, në të cilën vlerësonte liderin amerikan.
Fidel Alejandro Castro Ruz u rrit për t’u bërë një nga figurat më të famshme të shekullit të 20-të.
Ai merrte vetëm 80 cent në muaj në atë kohë dhe mendoi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të tregohej bujarë dhe do t’i dhuronte atij 10 dollarë amerikan, duke i kërkuar Roosvelt që t’i dërgonte dhe një faturë.
Ja çfarë ka shkruar presidenti i ardhshëm kuban në letrën drejtuar presidentit të SHBA-së Franklin Delano Roosvlelt.
Santiago de Cuba
6 nëntor 1940
Zoti Franklin Roosvelt, President i Shteteve të Bashkuara
“miku im i mirë Roosvelt, unë nuk di mirë anglisht, por unë di aq sa mund t’iu shkruaj juve. Më pëlqen të dëgjoj radion dhe jam shumë i gëzuar që dëgjova në të që ju do të jeni president për një periudhë të re. Unë jam 12 vjeç. Unë jam një fëmijë, por mendoj shumë, por unë nuk mendoj që jam duke i shkruar Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Nëse dëshironi më jepni një kartëmonedhë 10 dollarëshe amerikane, në letër sepse kurrë nuk kam parë 10 dollarë dhe do të doja të kisha një prej tyre.
Adresa ime është:
Fidel Kastro
Kolegji Dolores
Santiago, Kuba
Kuba Lindore
Unë nuk di shumë mirë anglisht, por di shumë mirë spanjisht dhe supozoj se ju nuk dini shumë spanjisht, por ju dini shumë mirë Anglisht sepse ju jeni amerikan, ndërsa unë nuk jam amerikan.
Faleminderit shumë
Nënshkrimi
Fidel Kastro
Nëse ju doni hekur për të ndërtuar anijet tuaja, unë do t’iu tregoj minierat më të mëdha të hekurit. Ata janë në Mayari, në Kubën Lindore.