Lëvizja BESA: Shkolla e f. Luboten pa kushte elementare për punë

268

Megjithëse problemet e arsimit në Maqedoni thuajse gjithkund janë njësoj, Lëvizja BESA – Butel ngre zërin e arsyes për Shkollën Fillore “Liman Kaba” në Luboten të Komunës së Butelit, ku kushtet mësimore janë mjaft të vështira, pasi që tashmë disa vite kjo shkollë ballafaqohet me mungesën e hapësirave. Në të vërtetë, situata e njëjtë vazhdon të mbetet edhe në këtë vit shkollor, pasi nga MASH-i ende nuk është dhënë dritë jeshile për zgjidhjen e këtij problemi disavjeçar. Siç kemi njoftuar edhe më parë, numri i nxënësve në këtë shkollë është mbi 400, andaj disa paralele detyrohen ta zhvillojnë mësimin në podrum për shkak të mungesës së hapësirës.

Përveç hapësirës, kësaj shkolle i mungon edhe salla e sportit ose e edukatës fizike. Prandaj fëmijët ose nuk e realizojnë fare këtë lëndë ose e realizojnë në kushte të natyrës së hapur pa mjete dhe kushte mësimore. Ndonëse është detyrim i shtetit të krijojë kushte për këtë, u detyrua fshati të blejë truall, që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërtojë sallë sporti, por përkundër kësaj – që nuk ndodhë në asnjë vend tjetër në Maqedoni – salla nuk u bë dhe fshatarëve u mbeti faji se pse nuk e kanë rregulluar dokumentacionin. Sikur ata janë qytetarë privatë të një shteti të marsit e jo të këtij vendi!

Comments