Një fëmijë 5 vjeçar në Poroj e ndez një traktor ku shkelet nga i njëjti, gjendet në rrezik jete

553
fresco

midle
traktor

Mbrëmë rreth orës 20 në spitalin klinik në Tetovë është dërguar një fëmijë pesë vjet e gjysmë nga Poroji, me lëndime të lënda që iu janë shkaktuar nga shkelja e një traktori “IMT 538”, që ka qenë e parkuar para shtëpisë së tyre, transmeton TetovaSot.

E ka sjell babai i tij A.M.(33), sipas rrëfimit të cilit gjysmë ore para asaj, përderisa ai ka qenë në shtëpi, fëmija e ka startuar traktorin që ka qenë në shpejtësi dhe i cili ka lëvizur para. Prej lëvizjes së traktorit, fëmiu e ka humbur baraspeshën dhe pas rënies është shkelur nga rrota e mbrapme.

Pas ndihmës mjekësore urgjentisht është dërguar në Klinikat e Shkupit dhe gjendet në rrezik jete.

Gjatë ditës së sotme do të kryhet kontroll në vendin e rënies dhe lëndimit të fëmijës dhe në tërësi do të zbardhet rasti.

Comments