Lëvizja BESA – Tetovë: Shkolla fillore “Liria” është lënë në mëshirë të fatit

232

shkolla-liria

Shkolla fillore “Liria” në Tetovë është lënë në mëshirë të fatit duke mos u përkujdesur asnjë institucion shtetëror, me çka arsimi në vendbanimet shqiptare është degraduar deri në atë masë, sa që si pasojë e rreshjeve të shiut është pezulluar mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor në këtë shkollë fillore mu në qendër të Tetovës.

Tashmë dy ditë nxënësit e bojkotojnë mësimin, ndërsa sot rezultoi edhe me një protestë të nxënesve para komunës, që ne i mbështesim fuqimisht. Tavane që pikojnë ujë dhe shemben mbi kokat e nxënësve shqiptar, janë tregues për neglizhencën e autoriteteve komunale dhe kryetares Tetuta Arifi, njëherit nënkryetare e BDI-së, e cila lëvdërohet se dikur ishte edhe vetë në arsim.

Lëvizja BESA përkrah kërkesat e nxënësve shqiptar për kushte minimale për arsim fillor, dhe dënon ashpër këtë degradim që po i bëhet arsimit shqip nga ana e BDI-së, e përfaqësuar me ministër arsimi dhe kryetare komune po nga kjo parti. Levizja BESA qëllim parësor e ka të ardhmen e fëmijëve tanë, e cila kurrë më nuk duhet të lihet në duart e atyre që ua rrezikojnë jo vetëm perspektivën, por edhe jetën.  Kur Lëvizjes BESA do t’i besohet edhe legjitimiteti lokal në Tetovë, nxënësit shqiptar nuk do kenë kushte të mjerushme, por arsimit shqip do t’i kushtohet rëndësi e veçantë, me të vetmin qëllim – arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj në shkolla moderne dhe kuadro cilësore.

Comments